Skip to content

Pushimi nga puna i mjekut të Urgjencës, reagon Kryemadhi: Po mbajmë shënim çdo gjë, qeveria e re duhet të…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas pushimit nga puna të mjekut të QSUT-së Ilir Allkja, me pretendimin se ka shkelur etikën në punë. Kryemadhi shprehet se pushimet e padrejta në punë gjatë qeverisjes së Rilindjes janë të shumta, dhe opozita është duke mbajtur shënim çdo gjë.

Kryetarja e LSI-së thotë se qeveria e re do të duhet që të riparojë të gjithë padrejtësitë e bëra, dhe duhet të gjejë hapësirat që të rikthejë në punë të gjithë këta persona, që sipas saj janë pushuar padrejtësisht.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë.

Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb