Ish presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshë të re  të deputetit socialist, Bashkim Fino.

Nishani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, janë parimet më sublime.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, të arfërmve dhe miqve të ish Kryeministrit Bashkim Fino!

Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë 🇦🇱 tonë, janë parimet më sublime.

Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar.

Pusho në paqe tashmë, Bashkim 🙏 !”, shkruan Nishani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko