Tetë punonjës të firmës së pastrimit të qytetit të Kuçovës kanë hipur mesditën e sotme në majë të kullës së ish-Milvës, ku kanë kër cënuar për dy orë rresht se do të hidheshin nëse nuk do të riktheheshin në punë.

Tetë punëtorët e firmës së pastrimit: Luiza Halili, Aziz Isufaj, Donika Bregaj, Shkëlqim Kasëmi, Agron Xhafa, Zoica Prifti, Kristaq Bano dhe Elona Bregaj u hoqën dje nga puna pa asnjë lloj justifikimi dhe kjo ka qenë arsyeja që ata hipën sot në majë të kullës.

Ndërkohë që njëra prej tyre, Elona Bregaj e ka ndërmarrë edhe më parë këtë akt duke hipur në kullën e TEC-it në Kuçovë, pasi ishte hequr nga e njëjta punë.

Ata kanë deklaruar se këtë akt e ndërmorën pasi ishin hequr nga puna pa të drejtë dhe nuk mund të ushqejnë dot familjet e tyre. Ata kanë deklaruar se në qoftë se nuk do të rimerren në punë, do të tentojnë sërish vetë-vrasjen.

Pas negociatave të shumta të policisë dhe përfaqësuesve të firmës së pastrimit të qytetit, ata kanë zbritur që lart dhe janë nisur drejt punës./ news24

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re