Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin ‘Pushteti’ në Fax News u shpreh se partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit ka diçka interesante e cila duhet sjellur në vëmendjen e opinionit publik ka një kualifikim cilësor.

Sipas Çipës, ajo çfarë e karakterizon karrierën politike të Patozit është morali për të cilin nuk e braktisi dhe kjo është një mundësi që sjell atë që mungon në garën elektorale.

“Partia Socialiste zgjodhi që të jetë e vetme në konkurimin e 25 prillit, Partia Demokratike ka dalë me dy gjëra të cilat kanë një ekuivok në vetvete sepse deklaroi marrëveshjen me LSI-në për një marrëveshje paraprake, por nuk është juridikisht si e tillë dhe nga ana tjetër shpalli një koalicion i cili mbetet në fuqi, por paszgjedhor. Pra këta tregojnë atë që unë e quaj ankthin e brendshëm që kanë partitë kryesore.

Në rastin e partisë që kryeson z.Patozi kemi diçka interesante që mendoj që duhet sjell në vëmendjen e opinionit publik. Janë të paktën dy tre parti të reja, rishtare, rishtare si parti, por protagonist politik me një kualifikim të jashtëzakonshëm.

Më duhet të them që ajo ç’ka evidenton në karrierën e gjatë politike z.Patozi është substanca morale të cilën nuk e braktisi dhe këtë e thonë dhe ata që i ka kundërshtarë politikë dhe ata që i ka pasur në të njëjtën llogore politike, e thotë dhe pjesa tjetër e qytetarëve në shtresën gri prej të cilëve pretendohet se do të marrin partitët e reja vota.

Kjo substancë i jep një mundësi që të sjell të munguarën në konkurrimin elektoral dhe në atë që konsiderohet pistat e reja sepse këto parti ofrojnë një lloj piste të re në mos të grumbullimit të paktën të hedhjes së disa votave“, tha Çipa.



(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re