Ish – ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka komentuar rebelimin e Grupit Wagner në Rusi kundër pushtetit të Vladimir Putinit në Rusi. Sipas tij, mënyra si i organizua dhe si përfundoi nuk ishte një organizim serioz, qoftë edhe një tentativë për grusht shteti.

Shehu në një intervistë për Panorama TV tha se një opsion është që kjo situatë të jetë përdorur nga Putini ‘se gjoja rrezikohet pushteti i tij dhe ishte si një thirrje për perëndimin, që hajdeni më ndihmoni mua’.

Sipas deputetit demokrat, pushteti i Putinit është i dobët dhe në krizë të thellë.

“Mënyra si u zhvillua dhe si përfundoi po krijojnë dyshime dhe nuk tregojnë për një organizim serioz, qoftë edhe për një tentativë grushti shteti.

Konkluzioni i parë është kjo që ai veprim, ajo kërkesë, ajo veprim i dhunshëm që nisi e ka thelbin në gjendjen ku ndodhet Rusia. Është pasojë e politikave agresive të cilat bien ndesh me parimet e demokracisë.

Grupi Ëagner është ushqyer nga regjimi dhe Putini në luftën e Krimesë në 2014.

Kjo tregon krizën e madhe të demokracisë që ka Rusia, tregon aventurizmin që bëri me Ukrainën.

Grupi Ëagner është përdorur në Ukrainë, por edhe në Serbi. Është prezent edhe në republikën Srbska. Është një produkt i regjimit.

Këto veprime mund të dalin edhe jashtë kontrollit dhe mund të kthehen në bumerang për ata që e kanë zhvillur.

Opsioni tjetër është që mund të jenë përdorur nga Putini se gjoja rrezikohet pushteti i tij dhe një thirrje për perëndimin, që hajdeni më ndihmoni mua.

Perëndimi është treguar racional dhe nuk dha asnjë mbështetje. Dhe kjo besoj ishte një nga shkaqet që u tërhoq.

Kjo tregon se pushteti i Putinit është i dobët. Pushteti i Putini është kaotik, është në krizë sepse është kthyer në një regjim agresive.

Thelbi është ky, është pushtet kaotik dhe kjo si pasojë e sulmeve agresive dhe ekspansioniste që ai ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Unë mendoj që lufta në Ukrainë është e dështuar. E rëndësishme është që perëndimi u treguan unik për të mbështetur popullin e Ukrainës”, Tritan Shehu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re