Skip to content

“Pushteti jeton mes luksit, verës e tenderëve”, Zhupa denoncon arrogancën e kryebashkiakes: Protesta e qytetarëve në Vlorë akt dinjiteti

photo output 24

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Vlorë, ku qytetarët kanë dalë në protestë për mungesën e ujit.

Zhupa ironizon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, ku mësohet të ketë thënë se qytetarëve u kërkohet të mos ankohen për mungesën e ujit, por të lahen me shampanjë.

Sipas Zhupës, pushteti jeton në një realitet paralel, mes luksit, koncerteve, verës dhe tenderave, ndërsa qytetarët përballen me mungesën e nevojave bazë. Deputetja vlerëson protestën e qytetarëve të Vlorës si një akt dinjiteti dhe qytetarie, duke theksuar se ata kanë të drejtë të kërkojnë shërbime minimal.