Opinionisti  Enver Bytytçi ishte i ftuar në emisionin ‘Pushteti’  në Fax News tregoi se arsyeja që vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme është nga pakënaqësia që kanë qytetarët dhe në rast se vendi nuk përparon zgjidhja e vetme e krizave janë zgjedhjet.

Ai shprehu bindjen se më 14 shkurt qytetarët do të vendosin për një qeveri stative ku do të mbyllet një epokë në të cilën qeveria ishte e udhëhequr nga korrupsioni si dhe të segmenteve të krimit dhe organizatave kriminale.

“Sa herë që përmenden kostot nga aktorë ose faktorë politikë apo nga institucione të caktuara si në rastin konkret KQZ në Kosovë besoj që halli nuk është tek kostoja, problemi qëndron tek pakënaqësia që vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme.  Kur vendi nuk përparon ndryshe në një demokraci të mirëfilltë është e detyrueshme që krizat të zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve. Nëse krizat nuk zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve atëhere vendi shkon në konflikt dhe konflikti do të ishte me një kosto qindra herë më të madhe sesa zgjedhjet e parakohshme.

Së dyti unë besoj që më datën 14 shkurt elektorati në Kosovë, qytetarët e Kosovës do t’i japin përfundimisht vendit  një qeveri stative e cila do të bëjë një kthesë do ta quaja historike në zhvillimin e saj. Do të mbyllë një epokë të një qeverisje me korrupsion dhe me kapjen e shtetit, të një qeverisje me nepotizëm të mbështetur shpeshherë edhe nga segmente të krimit dhe të organizatave kriminale, do të zëvendësohet kjo qeverisje nga një qeverisje ndryshe së paku me një qeverisje që lufton korrupsionin,  lufton krimin e organizuar, lufton bandat dhe për pasojë do të ketë një zhvillim në Kosovë”- tha Bytyçi.

(B.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko