Avokati Artan Laze ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur për situatën politike pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa opozita po kërkon pavlefshmërinë e tyre me një betejë të nisur me KQZ-në.

Laze u ndal fillimisht te ankmimet e kandidatëve të opozitës për rinumërim të cilat u hodhën poshtë nga KAS.

Sipas tij, kjo është e drejtë, pasi kërkesat i bën partia dhe jo kandidati në bazë të kodit zgjedhor.

Më tej u shpreh se kjo rrudhje e opozitës vjen edhe prej mungesës së strategjisë nga ana e saj.

Artan Laze: Mendoj se Berisha është në pajtim në lidhje me procesin e ankimimit të parimeve të procesit zgjedhor. Janë subjektet që bëjnë ankimin. Janë kandidatët e pavarur dhe janë palët e treta, OJQ, organizata ndërkombëtare. Zoti Berisha në këtë aspekt ka të drejtë.

Kandidati nuk legjitimohet është në funksion të subjektit të partisë. Ajo që më vjen keq, si qytetar i jap të drejtë opozitës. Kaq e rrudhur në numra opozita nuk duhet. Pushteti me arrogancë është drejt autoritarizmit. Kjo jo për faj të pushtetit, por edhe mungesë strategjie nga opozita. I mungon strategji në grupin e punës, në avokatët e mbrojtjes. Kjo histori nuk duhej diskutuar në media. Në këtë moment vullneti i partisë duhet të predominojë mbi vullnetin e kandidatit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko