I ftuar në emisionin “Pushteti”, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Durrësit, Edi Paloka është shprehur se përmbytjet në këtë qark po ndodhin nga mos ndërhyrja e autoriteteve vendore dhe qendrore. Paloka thekson se nga inspektimi ditën e sotme në këto zona banorët drejtojnë gishtin nga qeveria e cila nuk ka bërë ndërhyrje tek kanalet e kullimit as në verë kur kanë premtuar por edhe tani që janë të përmbytur janë lënë në harresë.

Drejtuesi politik në Durrës shprehet se në zonën e Shijakut bashkia ka hedhur inertet poshtë urës duke bllokuar kështu lumin për të kaluar uji, në këto kushte shumë banorë janë nën ujë.

“Një situata që përsëritet disa herë brenda një vitit,unë nuk dua të bëj politikë por në të gjitha ato zona që unë shkova sot banorët e drejtonin gishtin tek bashkia dhe qeveria, pasi nuk ka pasur ndërhyrej.

Në këto zona nuk ishin pastruar kanalet kullimit dhe të bëhej thellimi i lumit, deri tani nuk ka vënë dorën njeri, përshkak të mos ndërhyrjes kemi këtë situatë. Zona e Shijakut  ishte  një skandal më vete pasi Bashkia e cila po pastronte inertet i hidhte poshtë urës duke i përmbytur banorët . Dje uji ka qenë deri në brez është një situatë katastrofike”- u shpreh Paloka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re