Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, ka folur lidhur me mbylljen e hetimeve për lobimin rus dhe marrjen e kreut të PD-së Lulzim Basha si i pandehur, vetëm për falsifikim dokumentesh.

Në një prononcim për Report TV, Imeraj tha se vendimi i dy prokurorëve Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako për të pushuar akuzën e pastrimit të parave, është nul nëse nuk kanë respektuar ligjin.

Imeraj ka kërkuar nga dy prokurorët e çështjes që të sqarojnë se përse nuk është marrë në pyetje Nikolas Muzin, pas marrjes së dokordësisë nga pala amerikane, që lejonte prokurorët shqiptarë për të pasur dëshminë e tij.

Imeraj ka kërkuar sqarim edhe për mënyrën sesi është përjashtuar nga vendimi, prokurori tjetër, Kol Hysenaj, dhe vënien në dispozicion të procedurës së ndjekur nga ata.

Për të sqaruar paqartësitë e këtij vendimi, dy prokurorët kanë tre ditë kohë, ndërsa Imeraj ka paralajmëruar se vendimi në fjalë do të jetë nul nëse konstatohet se nuk është respektuar ligji.

“Nëse prokurorët nuk kanë respektuar ligjin vendimi është jul. I kam kërkuar përgjigje me shkrim dy prokurorëve.

Prokurorët Karaxha dhe Tako kanë tre ditë kohë të përgjigjen se çfarë procedure ligjore ndoqën për dosjen e lobimit rus”, ka thënë ndër të tjera Imeraj.

Për këtë vendim, ka reaguar edhe njëri prej prokurorëve të dosjes, Ervin Karanxha.

Ai tha për Report TV se prokurori tjetër, Kol Hysenaj, është njoftuar me postë.

Lidhur me akuzën e pastrimit të parave, prokurori Karanxha thotë se kjo akuzë nuk u faktua për shkak të mungesës se dëshmisë së, i cili ka kërkuar garanci që nuk mban përgjegjësi penale.

Karanxha thotë se për Muzinin duhet të vendosë gjykata për të pranuar ose jo, kërkesën e tij.

Kujtojmë se Prokuroria mbylli hetimet për pastrim parash dhe Basha, së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin janë marrë si të pandehur vetëm për falsifikim të dokumenteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re