Edhe shtatori mbetet një muaj plazhi! Pushuesit që kanë zgjedhur Velipojën këtë muaj, më të shumtë janë nga Kosova.

 

Ata nuk i janë trembur uljes së temperaturave apo reshjeve që nuk kanë munguar dhe po vijojnë të shijojnë detin.

 

Arsyeja pse zgjedhin këtë periudhë për të pushuar lidhet me  qetësinë dhe rënien e fluksit të njerëzve. Por pushuesit flasin për rritje të çmimeve në krahasim me vitin e kaluar dhe kërkojnë përmirësim të shërbimeve.

 

 

1- Mirë po kalojmë deri më tani, por ama duhet pak më pastërti , pak më shumë rregull meqë edhe çmimet i kanë rritur, të rrisin edhe cilësinë.

 

2- Rëra dhe uji na pëlqen. Ama çmimet janë shumë më të larta në krahasim me vitet e tjera.

 

3- Çmimet janë të larta, janë si koha, të paqëndrueshme , njëherë hipin njëherë zbresin.

 

Ky sezon turistik ka qenë i suksesshëm për plazhin e Velipojës, pasi ka njohur një rritje të ndjeshme të pushuesve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re