Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që një pjesë e plazheve të boshatisen.
 
Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik temperaturat e ulëta kanë bërë që pushuesit të mos qëndrojnë më në bregdet.
 
Ata që e ndjenë në më shumë ikjen e pushuesve janë operatorët turistik. Ata flasin për një rënie të ndjeshme të punës , krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
 
Disa prej tyre e lidhin këtë situatë me motin e keq, por ka edhe nga ata qe gjejnë si shkak edhe gjendjen ekonomike.
 
Bashkia e  Lezhe thotë se Shëngjini ka vëmendjen maksimale sa i takon masave për pastrimin por edhe për shërbimet e tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re