Rastet e problemeve kardiake në mesin e pushuesve po shtohen gjithnje e më shume me afrimin e pikut të sezonit të verës.

Se fundmi, nje plazhist 74-vjeçar ka pesuar infarkt teksa po qendronte ne bregdet ne zonen e “Ujit te Ftohte” ne Vlore.

Per momentin raportimet jane se i moshuarit ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e qytetit.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasit M. D., 74 vjeç, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re