Një familje me origjinë nga Siria ka rrezikuar të mbytet në Sarandë, teksa bënin plazh në afërsi të grykëderdhjes së lumit Bistrica.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme. Familja siriane është shpëtuar nga ndërhyrja e disa pushuesve, shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin ardhur për pushime në Sarandë. Të ndihmuar dhe nga rojet bregdetare, familja siriane është shpëtuar nga mbytja e më tutje është dërguar në spital.

“Atje në ujë ishin ato gocat që ulëritën dhe ishin djemtë që u hodhën në ujë e i shpëtuan.”-tha në prononcim për median një pushuese e cila pa ngjarjen.

Një nga shtetaset siriane, familjare me ata që rrezikuan jetën, tregoi për median shqiptare sesi ndodhi ngjarja.

“Vëllai dhe kushëriri im ndihen mjaft mirë tani, por kaluam një moment të rrezikshëm për të gjithë, pasi ata po ndihmonin dikë që po mbytej ta nxirrnin atë në breg të detit. Ishin kushërirat tona, por ne nuk dinim që ky det ishte i rrezikshëm, pasi aty mungonin disa elementë ose shenja që mund të tregonin sa thellë ishte, apo që rryma ishte e fortë, apo e rrezikshme për fëmijët gjithashtu”,

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re