Skip to content

Pusteci pa certifikata pronësie/ Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mungesa e certifikatave të pronësisë është kthyer në shqetësim për banorët e nëntë fshatrave të bashkisë Pustec.

 

Një gjë e tillë pranohet edhe nga kryebashkiaku Pali Kolefski. Referuar kontakteve me zyrën e kadastrës Korçë, ai thotë se ka përfunduar legalizimi për 35 objekte dhe po vijohet me pjesën tjetër të dosjeve. Shumë shpjet sipas tij, do të fillojë dhe legalizimi për ndërtimet para viteve 1991, me qëllim që t’i hapet rrugë investimeve për zhvillimin e kësaj zone.

 

PALI KOLEFSKI – KRYEBASHKIAK I PUSTECIT

“Ky proces ka nisur. Ka patur një ndërprerje, por vazhdon ky proces. Konkretisht ishin bërë 35 legalizime që do jepet më pas certifikata. Do vazhdohet. Kemi biseduar edhe për ndërtimet para vitet ’91. Kemi një zgjidhje që të ketë sa më shumë aplikime që të vijnë specialistët dhe të bëjmë matjet.”

 

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kadastrës bënë me dije se ka filluar regjistrimi. Sipas këtij institucioni, për pronat para vitit 1991 e për objekte pa titull pronësie banorët duhet të kryejnë aplikimin përkatës, nëpërmjet platformës e-Albania.

 

Për probleme të ngjashme po punohet edhe në disa fshatra të bashkive të tjera të qarkut të Korçës, përfshi edhe të zonës së Devollit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë