Pusteci me 9 fshatrat e tij mbetet një nga zonat më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj për bukurinë që fron zona si dhe kulinarinë.

 

Lupçe Vangjelovski një nga operatorët turistikë, tregon se këtë vit agjenci të ndryshme kanë shfaqur interes për të sjellë vizitore nga shumë vende të evropës Perëndimore.

 

Turistë të cilët sipas tij vijnë për të kaluar disa ditë ndërkohë që ka të tjerë që vijnë indvidualisht dhe qëndrojnë edhe përgjatë gjithë sezonit turistik.

 

Llazo Stojan, historian i zonës thotë se turistët vendas por dhe të huaj janë shumë të interesuar për trashëgimninë kulturore të kësaj treve.

 

Më së shumti turistët e huaj kërkojnë të vizitojnë kishën e Maligradit por dhe kisha të tjera shkëmbore që ndodhen në zonë.

 

Pjesa më e madhe e turistëve që vizitojnë fshatrat e bashkisë Pustec, ndalen edhe tek shtëpia e Spase Tërpos, pasi ndërtesa e vjetër është kthyer në muze.

 

Pjesa më e madhe i përkasin fund shekullit 19 dhe fillim shekullit 20. Shtëpia ka tre pavjone përfshi këtu edhe atë të periudhës së komunizmit. Pavjon që për të huajt ka shumë interes.

 

Bashkia Pustec përbëhet nga 9 fshatra të cilët merren me bujqësi dhe blegtori ndërsa vitet e fundit ka një vëmendje të shtuar edhe për turizmin. Problem mbetet akomodimi pasi nuk ka më shumë se 110 vende, përfshi këtu edhe shtëpitë pritëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re