Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Ramës duke i kujtuar se Sali Berishën dhe Lulzim Bashën i vlerësojnë të gjithë për kontributin që i kanë dhënë Kosovës, ndërsa kryeministrin e cilëson “tradhtar të damkosur”.

Paloka thekson se “guxon e flet për Kosovën ai që puthej e pllaquritej me zëdhënësin e Milloshevicit dhe hapi gjyqe për drejtuesit politikë të Kosovës”. Ky reagim i PD vjen pasi Rama iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta duke i pyetur se pse votuan pro këtij raporti që inkriminonte UÇK-në, në një kohë kur pasojat tashmë janë duke i vuajtur qytetarët e Kosovës.

Edi Paloka: Guxon e flet per Kosoven ai qe projektoj ndarjen e saj.

Flet per Kosoven ai qe ne krah te sivllaut te tij Vucic , lobonte me fort se serbet per ti kaluar Mitrovicen e Veriut , Serbise.

Flet per Kosoven ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Milloshevicit ne te njejten kohe qe poshtronte lidershipin politik te Kosoves e heronjte e gjalle te UÇK !

Mendon se e kane harruar shqiptaret ketej e andej kufirit se perpara se ti dergonte neper gjykata Serbia ishe ti Edvin qe hapje gjyqe per drejtuesit politik te Kosoves !

Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij . Nuk eshte rastesi qe nen qeverisjen e Rames ska patur asnje njohje , po vetem cnjohje te Kosoves.

Sa per kontributin e Lulzim Bashes e dijne mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politik duke nisur nga Thaci per te cilin ben sikur te dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavarsise dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per cdo shqiptare ketej e andej kufirit.

Turp qe sot po e perdor prap Kosoven jo per ta ndihmuar por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtzakonisht e rende ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes!

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re