Kreu i diplomacisë kroate i ka hapur telashe vetes për një puthje, e cila nuk shkoi siç ai e konsideron nomale.

Në një samit në Berlin me krerë europiane dhe të rajonit, ai, në foton korteziale, i dha një puthje qartazi miqësore homologes së tij gjermane Annalena Baerbock, por një moskoordinim i qartë mes të dyve në atë çast, bëri që puthja të fitonte dhe pak natyrë erotike.

Dhe tani, ndër sulmet ee shumta që po i bëhen Gordan Grliq Radman-it është dhe ajo e një deputeti opozitar në Kroaci, i cili e quan atë “fshatar”.

“Fshatar. Të gjitha paratë e botës nuk të bëjnë zotëri. Mos e turpëro vendin tonë”, ka shkruar Marin Miletiç.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re