Erion Veliaj ka zhvilluar një takim në njësinë 4 në Tiranë, në përgatitje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë takim, krah Veliajt dhe Sadri Abazit, është shfaqur edhe këngëtari Kastro Zizo i cili duket se tashmë bën fushatë për Partinë Socialiste. Ai ka thënë se “suporti” i tij do të jetë maksimal dhe në fund të fjalës që mbajti, i dhuroi lali Erit edhe një çantë shpine.

“Edhe unë dua të jem brenda njerëzve aë janë po aq dinamik sa unë. Suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishin bindje të djathta. Kur secili është ndjerë i ngopur, ka reflektuar me veten, ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’ësht e partisë time. Suporti është maksimal. Lal, ti e di që jam njeri i surprizave, është kollaj të bësh biznes në Shqiëpëri. Unë arrita që të kem brandin tim të çantave, lali kjo është një dhuratë për ty. Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha ndër të tjera Kastro.

“Falenderoj Kastron që u bashkua me familejn tonë”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj ka nisur të grumbullojë figura të ndryshme në botën artistike, për fushatën e PS-së.  Kujtojmë se pak ditë më parë, krah tij u shfaq Valbona Selimllari, që e quajti Veliajn me shokë “punë-mbaruar”.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re