Asnjë femër normale nuk do të qëndronte në heshtje teksa partneri kryen skena romantike me një tjetër, por mesa duket ndryshon puna kur bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe gruan e tij.

Në filmin e ri, “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi shkëmbeu puthje me aktoren Arjola Demiri dhe kishte skena me këngëtaren Enca Haxhia.

Por si u ndje gruaja e tij, Amarda Toska për të gjitha këto? Këtë e ka zbuluar vetë Ermali duke thënë se pa xhelozi nuk ka ndjenja, ndërsa tha me humor se Enca ishte një arsye e madhe për t’u xhelozuar nga partnerja e tij.

“Në qoftë se nuk xhelozi nuk ka ndjenja. Le të themi që Ami donte ta
dinte si ishte skenari dhe e ka mirëkuptuar. Unë mundohem që deri në ato
limitet që të lejon krijimtaria mos ta shtyj më tej pjesën që ta bëj
atë të ndihet keq, pavarësisht se të bësh art është një gjë dhe të bësh
familje është një gjë. Por mund t’i kombinosh të dyja, nëse gjen një të
mesme. Tashi, të rrish me Encën e mos të jesh xheloze ose me Arjolën që u
puthëm. Megjithëse puthja jonë ishte: Unë, sallata dhe Arjola” u shpreh
ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re