Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan u takuan në Moskë për të diskutuar për konfliktin Azerbajxhan-Armeni.

Putin në pallatin e Kremlinit zhvilloi takime dypalëshe të ndara fillimisht me Aliyev dhe me Pashinyan. Pas takimeve, Putin mbajti një fjalim në fillim të takimit trepalësh ku u takuan tre liderët. Duke shprehur mirënjohjen e tij për pranimin e ftesës së tij për takim, Putin tha: “Shpresoj që ky të jetë një fillim i mirë për zgjidhjen praktike të disa çështjeve për të cilat kemi folur një kohë të gjatë”.

Putin tërhoqi vëmendjen se në takimin e mbajtur në këtë format kanë arritur shumë sukses. Ai rikujtoi se në vitin 2020 përfunduan përleshjet dhe filluan punimet lidhur me hapjen e lidhjeve ekonomike dhe të transportit si dhe për përcaktimin e kufijve.

“Pavarësisht disa vështirësive dhe problemeve situata në përgjithësi po shkon drejt zgjidhjes. Një prej këtyre janë punimet për lidhjet e transportit. Ka ende probleme që nuk janë zgjidhur, por për mendimin tim këto mbartin vetëm cilësi teknike”, tha Putin.

Pasi vuri në dukje mosmarrëveshjet në çështjen e terminologjisë, Putin tha se termat duhet të shpjegojnë në mënyrë të drejtë të vërtetat dhe ngjarjet. “Edhe sipas mendimit nga ne të tre, të kryeministrit armen dhe presidenti azerbajxhanas, këto janë pengesa të kapërcyeshme. Në përgjithësi këto probleme nuk ekzistojnë, këto janë plotësisht çështje teknike”, theksoi Putin.

Duke sugjeruar që një javë më pas zv. kryeministrat e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë të takohen për të biseduar dhe për të zgjidhur këto çështje, Putin mori miratimin e Aliyev-it dhe Pashinyan-it që ky takim të mbahet javën e ardhshme.

“Kjo është një marrëveshje e mirë e cila jep shpresë se do të zgjidhen problemet ende të pazgjidhura”, tha presidenti rus.

Takimi trepalësh në kryeqytetin e Rusisë zgjati gjithsej 20 minuta.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re