Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping kanë zhvilluar këtë të premte një bisedë me anë të një videokonference.

 

 

Udhëheqësi rus i thuri lavde marrëdhënieve mes dy vendeve duke i quajtur ato si më të mirat në histori që i kanë rezistuar të gjitha sprovave. Ai vlerësoi gjithashtu partneritetin me Kinën si një faktor stabiliteti.

 

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI RUS

Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mirat në histori dhe u rezistojnë të gjitha sprovave. Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje për shkaqet, rrjedhën dhe logjikën e transformimit të vazhdueshëm të peizazhit gjeopolitik global.

 

Putin i bëri ftesë homologut të tij kinez që të vizitojë Moskën në pranverë.

 

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI RUS

Në vitin e ardhshëm do të vazhdojnë shkëmbimet intensive dypalëshe. Nuk kam dyshim se do të gjejmë një mundësi për t’u takuar personalisht me ju. Ju presim, i dashur mik, pranverën e ardhshme me një vizitë shtetërore në Moskë.

 

Edhe udhëheqësi kinez vlerësoi marrëdhëniet mes vendeve në kuadrin e një situate të vështirë ndërkombëtare. Xi theksoi se Kina është e gatshme të rrisë bashkëpunimin politik me Rusinë dhe të jetë partnere globale me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re