Home SHQIPERIA Putin dekret për pasaporta ruse me procedurë të përshpejtuar për ukrainasit

Putin dekret për pasaporta ruse me procedurë të përshpejtuar për ukrainasit

0
Putin dekret për pasaporta ruse me procedurë të përshpejtuar për ukrainasit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë ruse për ukrainasit, në një përpjekje tjetër për të shtuar ndikimin e Moskës në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

 

Deri tani, shtetësia ruse me procedurë të përshpejtuar, u jepej vetëm banorëve të rajoneve lindore, rusisht-folëse në Ukrainë, Donetskut dhe Luhanskut, si dhe atyre në rajonet jugore të Zaporizhias dhe Khersonit, pjesë të mëdha të të cilave kontrollohen nga Rusia.

 

Dekreti i sotëm po ashtu vlen edhe për banorët pa shtetësi që ndodhen në Ukrainë.

 

Që nga viti 2019, kur u zbatua për herë të parë procedura për banorët e Donetskut dhe Luhanskut, mbi 720 mijë banorë të të dy rajoneve, ose rreth 18 për qind e popullsisë së tyre, kanë marrë pasaporta ruse.

 

Në maj, tre muaj pas sulmit ndaj Ukrainës, procedura e përshpejtuar filloi të zbatohej edhe për banorët e Zaporizhias dhe Khersonit. Pasaportat e para për ta filluan të shpëndahen muajin e kaluar.

 

Luhansku dhe Donetsku së bashku, formojnë rajonin lindor të Donbasit, që është zemra industriale e Ukrainës. Forcat separatiste në këtë zonë kanë qënë në luftë me forcat ukrainase, që nga viti 2014. Në fillim të këtji muaji Rusia pushtoi qytetin e Lysyçanskut, qëndra kryesore e rezistencës ukrainase në Luhansk. VOA/

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë