Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën në një bisedë telefonike ka diskutuar mbi incidentin në kufirin Azerbajxhan-Armeni me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev.

Të dy liderët theksuan se janë në favor të zgjidhjes së kësaj çështjeje përmes mjeteve politike dhe diplomatike, tha Kremlini në një njoftim.

“Pala ruse do të vazhdojë të ndërmjetësojë dhe të sigurojë ndihmë këshilluese që synon arritjen e marrëveshjes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për fillimin e procesit të caktimit të kufijve dhe shënjimin e kufirit shtetëror”, theksohet me tej.

Armenia shprehu protestë pasi ushtria azerbajxhanase u vendos në zona të caktuara në provincat Lachin dhe Kalbajar të cilat u çliruan nga pushtimi armen vitin e kaluar.

Aliyev tha se kryeministri armen Nikoll Pashinyan “reagoi në mënyrë të tepruar”.

Moska tha se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kufirit për një kohë të gjatë dhe sugjeroi që kjo të ndihmonte në lidhje me caktimin e kufijve.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajonet fqinjë.

Vitin e kaluar, konflikti u përshkallëzua dhe zgjati gjashtë javë, duke përfunduar me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

Gjatë kësaj kohe, Azerbajxhani çliroi disa qytete strategjike dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra të tij nga pushtimi armen. Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Një qendër e përbashkët turko-ruse u krijua për të monitoruar armëpushimin. Trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur gjithashtu në rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re