Skip to content

Putin dhe Aliyev diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kaukazin e Jugut

thumbs b c f4c21517223cc7b9722045e3c3270a2d

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev zhvilluan bisedë telefonike, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Aliyev dhe Putin biseduan për masat praktike për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Kaukazin e Jugut duke u bazuar në deklaratat trepalëshe të liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Putin dhe Aliyev gjithashtu shkëmbyen pikëpamjet rreth zhvillimit të transportit dhe logjistikës si dhe marrëdhënieve ekonomike në rajon.

Burimi: AA