Skip to content

Putin dhe Vuçiç, aktivizim “peshkaqenësh” në Ballkan

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe “shërbëtori i tij i Ballkanit Perëndimor” në Serbi, Aleksandar Vuçiç, ish-ministri i propagandës së “kasapit të Ballkanit” Slobodan Millosheviç, po “koordinojnë dhe përgatiten të aktivizojnë peshkaqenë e tyre të luftës” në rajonin e trazuar që po shkon drejt BE, thanë dy burime diplomatike nga Brukseli, për agjencinë e lajmeve DTT-NET.

Agjencia i referohet edhe një burimi tjetër nga një shtet anëtar i Unionit, i cili ka folur me një gazetar të kësaj agjencie javën e kaluar, në kushte anonimiteti.

“Për momentin mund të duket e pabesueshme për publikun, por nga skanimi ynë i zhvillimeve të fundit, analistët dhe strategët tanë na paralajmërojnë se ky është një nga opsionet më të mundshme të planifikimit të fundit të Putinit dhe Vuçiçit.

Milorad Dodik (udhëheqësi i serbëve të Bosnjës) tashmë është në pritje të udhëzimeve të tij, por me përplasjet e fundit mes boshnjakëve dhe kroatëve, ata nuk po nxitojnë ta aktivizojnë Dodikun sepse kroatët dhe boshnjakët po u bëjnë një favor të madh rastësisht”, tha një burim nga Brukseli.

“Ndoshta jemi afër lajmit më të mirë që ne të gjithë i urojmë në këtë moment në të gjithë Evropës dhe botës: përfundimin e luftës në Ukrainë. Por atëherë konflikti mund të delokalizohet dhe të shkojë drejt Ballkanit Perëndimor”, tha një burim tjetër në Ministrinë e Jashtme të një shteti anëtar për dtt-net.com, duke kërkuar anonimitet absolut dhe duke mos përmendur vendin nga vjen.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë