Presidenti rus Vladimir Putin i dorëzoi të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë dokumentet e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 si kandidat i pavaruar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpreh se kontrolli i dokumenteve do të përfundojë brenda pesë ditësh.
Zgjedhje presidenciale do të mbahen më 18 mars 2018, kurse fushata për këto zgjedhje do të fillojë më 18 dhjetor.
Gjatë 90 ditëve, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të kryejnë procedurat e tjera përkatëse, si mbledhja e firmave të votuesve/CRI

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re