Presidenti rus Vladimir Putin do të mbërrijë këtë të enjte në
Beograd, një vizitë që vjen në një kohë të trazuar zhvillimesh rajonale. Mjafton
që një ditë më parë, Putin hodhi akuza në drejtim të Perëndimit, e posaçërisht SHBA,
se me politikat e tyre po e çojnë rajonin drejt destabilitetit.

Ndaj, kreu i Kremlinit pritet të përcjella mesazhe akoma dhe më
të forta, ku papajtueshmëritë e fundit janë për formimin e ushtrisë së Kosovës,
e më tej hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Nga ana tjetër pushteti serb e pret me ngazëllim këtë vizitë,
sidomos Vuçiç, duke e patur të nevojshme një mbështjeje si në planin e jashtëm –
dialogun me Kosovën – e si në atë të brendshëm, ku presidenti serb po përballet
me protesta në rrugë.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re