Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se lideri rus i opozitës Alexei Navalny nuk do të ishte dërguar në Gjermani për mjekim nëse Rusia dëshiron ta helmonte.

Në seancën në klubin ndërkombëtar Valdai, ai tha se ai personalisht urdhëroi transferimin e Navalny-t në Gjermani, raporton Tass.

Kjo është hera e parë që Putini flet personalisht për Navalny-n, që kur lideri i opozitës u sëmur në kthimin e tij nga Siberia më 20 gusht.

Pas disa ditësh, Navalni=y, i cili në atë kohë ishte në koma, u transferua në Gjermani, ku mjekët konstatuan se ishte helmuar.

Kjo është konfirmuar nga laboratorët në disa vende të tjera evropiane.

Vendet perëndimore dhe vetë Navalny kanë akuzuar Rusinë dhe Putinin për helmim, por Moska e ka mohuar kategorikisht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re