Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken zhvilloi një vizitë 8 orëshe në Tiranë, ku zgjodhi të takohej me presidentin, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe disa përfaqësues të drejtësisë.

Mesazhet e Sekretarit ishin të qarta, ndërsa një prej tyre ishte edhe për situataën kritike në Ballkanin Perëndimor, sidomos tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Media prestigjoze “Fox News” shkruan se Blinken mbërriti në Tiranë për të përforcuar rolin kritik të Shqipërisë në politikën e jashtme të SHB-së në kohën më të trazuar në Ballkan në dekada.

“Kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të përqendrohet në të ardhmen, të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor,” tha Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet e Euroazisë, Yuri Kim në një konferencë të Departamentit të Shtetit që parashikonte vizitën në Shqipëri dhe Gjermani.

Një diplomat i lartë me njohuri eksperte për rajonin tha për Fox News Digital se burime të besueshme pretendojnë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

“Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon,” tha Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtje tha për Fox News Digital.

Fox shkruan se Blinken  u takua me Ramën për të riafirmuar fuqinë e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin  e Ballkanit Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

“Ka qenë një periudhë veçanërisht e vështirë për Ballkanin Perëndimor dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një fuçi baruti gati për t’u ndezur.

Shtetet e Bashkuara krijuan një seli operative në Shqipëri në vitin 2022 si një bazë vendase për operacionet në Ballkan dhe mund të ndihmojnë Shqipërinë dhe aleatët e tjerë në rajon kundër ndikimit dhe dezinformimit rus. Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi , ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën” shkruhet në artikull,

“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet hibride dhe dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News Digital.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe Kombet e Bashkuara Agim Nesho tha për Fox Neës Digital se mungesa e ndikimit të kryeministrit Rama në Kosovë, veçanërisht me kryeministrin Albin Kurti, i ndërlikon gjërat dhe se bashkëpunimi i ngushtë i Ramës me Vuçiçin në projekte të shumta në rajon i ka njollosur. besueshmërinë e tij, duke e bërë atë një ndërmjetës joefektiv në sytë e Kosovës.

“Vizita e Sekretarit Blinken, edhe pse në dukje mbështetëse, vjen në një kohë kur mbështetja e gjatë e Departamentit të Shtetit për nismën e Ballkanit të Hapur, e mbështetur në partneritetin Rama-Vuçiç si katalizatorë për stabilitetin rajonal, përballet me shqyrtim”, tha Nesho për Fox News Digital.

Lexoni KËTU artikullin e plotë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re