Profesori Enver Bytyqi i ftuar në studion e ‘Fax News’ foli mbi situatën e përleshjeve luftarake në Ukrainë duke thënë se e gjitha është një realitet dhe jo propagandë e Perëndimit.

Bytyqi e krahasoi presidentin rus me Hitlerin duke theksuar se po përdor të njëjtat metoda barbare ndaj një populli dhe se kjo situatë mund të jetë dhe pasojë e mos bashkëpunimit të vendeve europiane kundër tij.

Sipas tij, Putin është një politikan që po sfidon udhëheqësit perëndimorë dhe një situatë e tillë mund të çojë jo vetën në kaos por edhe zhdukje të njerëzimit nga armët bërthamore.

Pjesë nga intervista

E prisnit këtë agresion rus ndaj Ukrainës?

Bytyqi:Padyshim që po, nuk ishte propagandë e Perëndimit por një realitet i përqendruar sidomos në lindje dhe jug të Ukrainës ku ishin përqendruar 200 mijë forca ruse.

Një përqendrim i tillë për më shumë se një muaj nuk ishte para ndonjëherë dhe dukej se gjithçka do përfundonte me një invasion të popuullit të Ukrainës.

Është shkatërruar rendi ekzistues, cenon të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, Rusia bëhet model i parë I dëmtimit të rendit botëror.

Putin bëhet Hitler i shekullit 21 me këtë akt barbar ndaj popullit ukrainas. Si Hitleri po përdor të njëjtat alibi, sulmi është e qartë se nuk është kundër Ukrainës dhe Europa i duhet të bëjë kthesën ssepse është si pasojë e mos bashkëpunimit. Ka pasur aleanca me Rusinë dhe nga Bjellorusia dhe Çekia, është e paprecedentë që vendet e lindjes të bëjnë njq gjq të tillë.

Është moment për të nxjerrë mësim nga çfarë ka ndodhur, po krijohet ankth në të gjitha vendet sidomos në ato baltike. Moldavia thuajse është pushtuar nga Rusia!

Ngjarjet atje kanë shpërfaqur një lloj autoriteti nazi-fashist të Putin, edhe sot në deklaratën e tij u shpreh krejt qartë dhe në mënyrë arrogante ndaj liderëve duke paralajmëruar se kush del në ndihmë të Ukrainës do të përballet keq me forcën e Rusisë.

Jo vetëm i sfidoi por duke u tallur me udhëheqësit botërorë. Sigurisht ka forcë ushtarake por ka një rregull në botën e sotme, nëse njerëzimi I shkel ato rrgulla jo vetëm shkon në kaos por zhduket nga përdorimiii armëve bërthamore.

Ai për mua është i cmendur

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re