Zgjidhja më e mirë për krizën do të ishte që autoritetet aktuale në Kiev të refuzojnë anëtarësimin në NATO dhe t’i përmbahen neutralitetit, tha presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim për mediat.

“Rusia ka ofruar zgjidhjen e problemit të Donbasit përmes negociatave paqësore dhe zbatimit të marrëveshjes së Minskut, por kjo pikë ka humbur rëndësinë e saj”, tha Putin.

“Ne presim që të gjitha mosmarrëveshjet në kufirin e DNR dhe LNR të zgjidhen me negociata, tani është e pamundur, por në të ardhmen do të zgjidhen”, theksoi kreu i Kremlinit.

I pyetur për përdorimin e forcave ruse në rajonet rebele, Putin tha shkurt: “Nëse është e nevojshme, ne do të përmbushim detyrimet tona, por nuk thashë që trupat tona do të shkojnë menjëherë në Donbas.

“Edhe shfaqja e armëve bërthamore taktike në Ukrainë është një kërcënim strategjik për Rusinë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm”.

Në konferencën për shtyp, Putin tha se “Moska do të ofrojë të gjitha llojet e ndihmës për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, duke përfshirë ndihmën ushtarake”. Ai tha gjithashtu se “marrëveshja e paqes me Ukrainën nuk ekziston më”.

Situata në Ukrainë do të konsiderohet e zgjidhur pas njohjes së rezultateve të referendumit për Krimenë, pas të cilit rajoni u aneksua nga Rusia, tha Putin.

“Nuk mendoj se është thënë publikisht, por do ta them. Pyetja është: -çfarë duhet të ndodhë nga të dyja palët ose nga ana e Kievit që, sipas mendimit tonë, ta konsiderojmë situatën të zgjidhur në perspektivën historike afatgjatë, në mënyrë që të jetojmë në paqe dhe të mos flitet për ndonjë konflikt, veçanërisht. te armatosur? Unë do t’ju zbuloj këtë sekret të tmerrshëm, në fund të fundit, nuk ka asgjë sekrete atje: gjëja e parë që të gjithë duhet të bëjnë është të njohin vullnetin e njerëzve që jetojnë në Sevastopol dhe Krime”, theksoi lideri rus.

Sipas tij, Rusia i ka diskutuar këto çështje gjatë disa orësh negociatash dhe takimesh me partnerët tanë evropianë. “Po, ne gjithashtu folëm për këtë me amerikanët disa herë”, shtoi Putin.

Demokracitë duhet të njohin vendimin e banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit për t’u ribashkuar me Rusinë, theksoi Putin.

“Gjëja e parë që të gjithë duhet të bëjnë është të njohin vullnetin e njerëzve që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. E kam folur shumë herë për këtë dhe do të theksoj sërish: Çfarë e bën këtë më keq se ajo që ndodhi në Kosovë? Atje vendimi u morr nga parlamenti(pavarësia), këtu vendos referendum kombëtar,” arsyetoi Putin.

“Dua të theksoj edhe një herë se askush nuk mund t’i detyronte njerëzit në votime me pushkë apo bajonetë. Ata erdhën vullnetarisht dhe morën vendimin e tyre për t’u ribashkuar me Rusinë,” tha Putin.

“Dhe ky vendim duhet respektuar. Kjo është forma më e lartë e demokracisë – një referendum”, përfundoi presidenti rus.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re