Diplomati Dritan Hoti, gjatë një lidhje në “Skype” për “Fax News” ka folur për pushtimin rus në Ukrainë dhe pasojat që do të sjellë kjo luftë.

Dritan Hoti mendon se Putin ka gabuar me strategjinë për të sulmuar Ukrainën pasi mendonte se do ta pushtonte brenda 2-3 ditësh por u befasua nga rezistenca e vendasve. Sipas Hotit nëse nuk ka marrëveshje mund të përshkallëzohet lufta e cila do të ketë pasoja të rëna në humbje jete masive të ushtarëve dhe cilivive nga të dy palët që janë përfshirë në konflikt.

Konflikti është një finalistet i një strategjie të Putin pasi është një dinamikë e gjithë që vazhdon që në vitin 2004. Rusia bashkë me Ukrainën do të ishte një rusi të një përmasë perandorake, Rusia pa Ukrainën do të ishte më e vetëdijshme dhe vend më demokratik dhe burim inkurajim i lëvizjes analoge në Rusi. Në stadin aktual, Putin gaboi strategjikisht, ai mendonte se brenda 2-3 ditësh do ta pushtonte por rezistenca e popullit ukrainas e befasoi dhe ai ndryshon strategji sulmuese. Nëse kjo luftë nuk ka asnjë marrëveshje do të kemi një agresivitet të luftës pasi është prekur egoja e Putin, mund të ketë luftime të gjata dramatike dhe shumë të dhimbshme”, tha fillimisht Hoti.

Shtyhen negociatat – Është shtyrë pasi për të arritur një konsensus në negociata është procesi më i vështirë në kulmin e një krizë , duhet që të dy palët të lëshojnë që të zgjidhet ekuilibri.

Sanksionet e Perëndimit – Nëse Rusia ndryshe nga Irani ekonomia e të cilës është e integruar në ekonominë kombëtare, sanksione do të dobësojnë shumë Rusinë. Modernizimi i ushtrisë ruse ka ardhur në kurriz të ekonomisë ruse e cila nuk është në gjendje të përballojë një paketë universale. Putin tentoi të eksplorojë pista të reja, kineze apo vendeve të tjera të cilat nuk duan ti bashkëngjiten sanksionet e perëndimit. Nëse Rusia eksploron me Kinën atëherë Rusia do të heqë dorë nga cdo pretendim territorial ku8ndrejt Kinës, edhe ky opsion është i rrezikshëm për Putin. Putin përzgjodhi konfliktin e armatosur po pa menduar mirë sanksionet që po i ndodhin Rusisë. Ka një rrezik pasi ai ka egon e diktatorit, ngecja e marshimit të ushtrisë ruse mund ta stimulojë të ngjitë forcat e errëta të tij për të sjellë humbje dramatike njerëzore dhe ushtarake.

Armët Bërthamore – Putin urdhëroi komandën ruse për rritjen e sigurisë në armën Bërthamore. Putin do të instalonte armët bërthamore jo vetëm në territorin ukrainas dhe NATO do të ishte e detyruar që të ndërhynte. Bota nuk do të kthehet njësoj si para këtij konflikti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re