Të martën, Rusia hapi një terminal të gazit në enklavën e tij
strategjike të Balltikut, Kaliningrad, për të anashkaluar transportin nëpërmjet
Lituanisë, një anëtari të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në prani të presidentit rus Vladimir Putin, terminali për gaz
natyror të lëngshëm – LNG është vënë në veprim, njoftoi gjiganti rus i
energjisë Gazprom,.

Tankeri Marshall Vasilevsky do të furnizojë Kaliningradin me
gaz të lëngshëm, i cili pastaj do të përpunohet dhe ridrejtohet në tubacionin e
gazit Kaliningrad duke përdorur një ponton në Detin Baltik, pesë kilometra nga
bregu.

Deri më sot, kjo zonë ka furnizuar një gazsjellës që kalon
përmes Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Tubacionet e gazit janë një shembull më ekonomik i transportit
të gazit, tha Putin të martën.

Por, “për rajonin e Kaliningradit në mënyrë specifike,
është më shumë si një plan furnizimi me gaz natyror, i cili redukton ndjeshëm
dhe, më saktë, eliminon të gjitha rreziqet e tranzitit”, tha Putin për
Tass.

Gazprom gjithashtu theksoi se ky terminal do të jetë në
gjendje të furnizojë pothuajse me 3.7 miliardë metra kub gaz natyror në vit në
rajonin e Kaliningradit dhe se do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetet e saj
në të ardhmen.

Shtetet fqinje bregdetare, si Polonia dhe Lituania, kanë
ndërtuar pajisje për furnizimin e gazit LNG, të cilat janë të pavarura nga gazi
në tubacionet ruse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re