Testimi i fundit i raketave nga ana e diktatorit, Kim Jong-un duket se ka alarmuar Presidentin rus Vladimir Putin,i cili ka dërguar një numër të madh të trupave ushtarake pranë kufirit me Korenë e Veriut.
Pas testit të se mërkurës, regjmi komunist deklaroi se është i aftë të godasë cdo qytetet të Amerikës dhe jo vetëm.
Sipas ‘Newsweek’, të alarmuar nga lançimi i raketës ndërkontinentale, ushtarët rusë po praktikojnë operacione stimuluese sesi mund të ndërhyjnë në Korenë e Veriut
Këmbësorët dhe flota detare raportohet se kanë kryer një stërvitje duke simuluar një sulm në Korenë e Veriut.
Zëdhënësi i Flotës së Paqësorit konfirmoi  lajmin për televizionin rus ‘RIA Novosti’duke thënë se ushtrimi u zhvillua në Klerk.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia ka lëvizur trupat në kufirin e tyre me Korenë e Veriut.
Regjimi komunist tha nga ana tjetër se raketa arriti një lartësi prej rreth 4,475 km, 10 herë sa lartësia e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar  dhe se ishte e aftë për të rihyrë në atmosferën e Tokës.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re