Nëpërmjet një lidhje “skype” për studion e Fax Neës, analisti Ben Andoni tha se mund të kishte pasur mënyra dhe bisedime të tjera që mund të kishin shmangur që situata të arrinte deri në këtë pikë.
Ai tha se Putin i kishte dhënë shenjat që në vitin 2008 në Konferencën e Sigurisë ku kërkoi që ta paraqiste Rusinë si një forcë ekzistuese reale në marrëdhëniet e fuqisë.
Ndërsa sa i përket kërcënimit me armë nukleare, Andoni tha se kjo tregonte që diçka nuk shkonte me lidershipin rus, pasi Ukraina kishte bërë shumë lëshime të mëdha që me rastin e zgjedhjes së kufirit me Bjellorusinë si vend për negociatat me rusët.
Pyetje: A mund të ishin zhvilluar bisedime edhe më herët në mënyrë që sot të mos ishim në këtë lloj konflikti?
Andoni: Po në fakt, ka edhe një element tjetër që është nënshkruar në vitin 2014, marrëveshja e dytë e Minsk-ut. Kjo marrëveshje ka patur si garantuese Francën dhe Gjermaninë. Në atë kohë ka qenë zonja Merkel dhe Hollande. Ajo që ju la si detyrë asaj kohe Ukrainës ishte që të bënte një ligj për pakicat në mënyrë që t’u jepte një zonë lirie zonave separatiste.
Putin shenjat i kishte dhënë që në vitin 2008 në konferencën e sigurisë ku tha se kishte ardhur koha që Rusia të shikohej për atë që mund të përcjellë. Rusia tashmë është një forcë ekzistuese e cila kërkon të vendosë një realitet të ri gjithmonë duke besuar se Putin ishte akoma i dëgjueshëm.
Pyetje: Rusia kërcënon qartë me luftë nukleare, a është ky një lloj presioni?
Andoni: Absolutisht po, madje është gjëja e fundit që mund të përmendet dhe duket se nuk ka dicka që nuk shkon me lidershipin rus. Në këto kohët e fundit kam dëgjuar që Ukraina ka bërë lëshime të jashtëzakonshme duke zgjedhur si vend-takimi për ndërmjetësime kufirin me Bjellorusinë.
…
/faxweb
