Rusia nuk ka probleme me Finlandën dhe Suedinë. Hyrja e tyre në NATO nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për ne, por zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këto territore “do të shkaktojë një reagim”, tha të hënën Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin në fjalën që mbajti në samitin e liderëve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), zhvilluar në Kremlin me rastin e 20-vjetorit të krijimit të CSTO-së [ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Armenia] dhe 30-vejtorit të nënshkrimit të Traktatit të Sigurisë Kolektive.

“Sa i përket zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut: po, ky është një problem që është krijuar,- për mendimin tim,- krejtësisht artificialisht për interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). <…> Rusia nuk ka probleme me këto shtete [me Suedinë dhe Finlandën], dhe për këtë arsye, në këtë kuptim, zgjerimi i [NATO-s] në kurriz të këtyre vendeve nuk krijon një kërcënim të menjëhershëm <…> Por zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në territorin e këtij rajoni do të provokojë reagimin tonë. Ne do të shikojmë kërcënimet që do të krijohen dhe sipas kësaj do të jetë edhe reagimi ynë”, tha Putin.

Në të njëjtën kohë, Presidenti i Federatës Ruse theksoi se përdorimi nga NATO në mënyrë agresive si instrument i politikës së jashtme të një vendi mund ta përkeqësojnë “situatën tashmë të vështirë në fushën e sigurisë ndërkombëtare”.

Duke thënë se krahas kësaj politike të zgjerimit, Aleanca Veriatlantike po shkon edhe përtej objektivit të saj gjeografik, Putini deklaroi se unioni po përpiqet të përfshihet më aktivisht në çështjet ndërkombëtare dhe të kontrollojë situatën ndërkombëtare. Të gjitha këto kërkojnë një vëmendje të shtuar nga ana jonë, theksoi udhëheqësi rus.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re