Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Vaksinuarit”, në Fax News ku ka folur lidhur me luftën Rusi-Ukrainë dhe strategjitë që pritet të përdoren në këtë konflikt.

Muzhaqi tha se Putin nuk kishte interes të vepronte njësoj edhe me Ukrainën ashtu si me Krimenë. Ndër të tjera e konsideroi Putin-in si një lider të rëndësishëm global që nuk bënte veprime pa i llogaritur mirë.

Muzhaqi: Putin nuk i intereson Ukraina si Krimeja, po maten lëvizjet dhe nuk janë të momentit. Amerika prej kohësh kërkon që ushtarët e saj ti ketë gati për cdo të papritur, Putin për mendimin tim është shumë i matur dhe një nga liderët më të rëndësishëm global, një nga gurët e kandarit global, në krye të një shteti që nuk është pushtuar asnjëherë.

Një pjesë e mirë e popullit rus kanë stil jetese goxha afër perëndimorëve.

Pyetje: Sanksionet si i shikon?

Muzhaqi: Normalisht që duhet të merreshin këto masa ligjore ndaj Rusisë, sepse çdo milimetër avancimi janë mënyrë kolorimi për telajon.

Këta që po I dërgojnë armatime po e ndihmojnë Ukrainën por po të ishte e vetme është e papërfillshme.
Pala ruse i ka mediat akoma të kontrolluara dhe ka një tensionim brenda tensionimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re