Skip to content

“Putin kërkon të ringjallë perandorinë Ruse”, politologu Ilir Kalemaj na tregon synimin e vërtetë të agresionit rus ndaj Ukrainës!

Ilir Kalemaj, politolog i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka folur për pushtimin rus në Ukrainë dhe “qëllimet e vërteta” të Vladimir Putinit.

Sipas Kalemajt Putin synon që të ringjallë perandorinë ruse, prandaj mban të “ngrirë” konfliktin me Ukrainën, Gjerorgjinë dhe Moldavinë.

“Ajo që ka ndodhur me Rusinë e Putin në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur konflikte të ngrira në ish republikat sovjetike. Kina dhe Rusia synojnë të rikalibrojnë sistemin ndërkombëtar, jo më sistem unipolar por të bëjnë shumë polar. Putin kërkon të ringjallë jo bashkimin sovjetik por perandorinë Ruse, pra perandorinë “Cariste”. Madje personat që inspirojnë Putin do ti gjejmë në perandorinë Cariste. Putin ka bërë të pamundurën që për Ukrainën, Gjeorgjinë në Kaukza apo Moldavinë ti mbajë me konflikte të ngrira.

Ekonomia e Rusisë është e varur gjerësisht nga nafta dhe gazi natyror. Është një ekonomi që 3% e oligarkëve në Rusi kanë mbi 90% të aseteve. Sa herë rritet çmimi i naftës dhe gazit është rritur edhe pushteti autoritar që ka Kremlini. E krahasuar me Kinën, Rusia është 1/10 e konomisë së Kinës. Është një ekonomi e cila nuk suporton dot atë aparat militar ushtarak që ka. Rusia shpenzon 67 miliard dollarë në vit shumica e saj shkon për amortizimin e mjeteve ushtarake. Ekonomia e Kinës është mbi 10 herë më e madhe. Rusia është një fuqi i ka të mbyllura rrugët për të qenë sfiduese në arenën ndërkombëtare”, tha Kalemaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb