Presidenti rus Vladimir Putin tha se lufta do të ishte shmangur nëse nuk do të kishte ndodhur grushti i shtetit në 2014 në Kiev. Komentet ai i bëri gjatë një takimi me nënat e disa ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë. Sipas tij pas 2014 pushtetin në Kiev e morën neo-nazistët dhe konflikti ushtarak u bë i pashmangshëm.

 

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI RUS

 

Konflikti në Ukrainë mund të ishte shmangur, nëse nuk do të kishte pasur një grusht shteti në Kiev në vitin 2014. Trazirat në Maidan rezultuan në kontrollin e drejtpërdrejtë perëndimor mbi institucionet ukrainase, nëpërmjet neonazistëve, të cilët Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i luftojë.

 

Presidenti rus tha se Perëndimi dhe të huajt kishin ndikim të rëndësishëm në Ukrainë, por pas vitit 2014 ata fituan kontrollin total mbi vendin.

 

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI RUS

 

Djemtë tanë në Ukrainë po luftojnë me neo-nazistët. Nuk janë të gjithë të tillë por shumica po përdoren si peng i dikujt tjetër. Ata po luajnë lojën e dikujt tjetër, por ne duhet të luftojmë për interesat tona, për njerëzit tanë, për vendin tonë. Dhe kjo është ajo që ne po bëjmë.

 

Putin urdhëroi nisjen e të ashtuquajturit operacion special ushtarak më 24 shkurt. Lëvizja kishte për synim ndryshimin e sistemit politik në Kiev, por gjërat nuk shkuan sipas planit dhe Rusia e pa vetën në një luftë në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re