Presidenti rus Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan furnizimin e mundshëm të Bashkimit Evropian me vaksinën ruse Sputnik V, njoftoi Kremlini pas një video konference të tre udhëheqësve.

Gjatë konferencës, vëmendje e veçantë iu kushtua bashkimit të forcave në luftën kundër pandemisë së virusit Corona.

“Në këtë kontekst, udhëheqësit diskutuan masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes,” tha deklarata.

Putini, Merkel dhe Macron diskutuan perspektivat për regjistrimin e vaksinës ruse në Bashkimin Evropian, mundësinë e shpërndarjes dhe prodhimin e përbashkët në vendet e BE, raporton TASS.

Kabineti i Macron ka konfirmuar se presidenti francez dhe kancelarja gjermane kanë diskutuar bashkëpunimin me Putin për vaksinat, sipas Reuters.

Macron dhe Merkel gjithashtu i thanë Putinit se ata presin që ai të respektojë të drejtat e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny dhe të mbrojë shëndetin e tij.

Udhëheqësit e të tre vendeve diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, Bjellorusi, Libi dhe Siri dhe ranë dakord të koordinojnë përpjekjet për t’i dhënë mundësi Iranit të kthehet në respektimin e plotë të detyrimeve të tij ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re