Skip to content

Putin mesazh presidentit finlandez: Anëtarësimi në NATO do të ishte gabim

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një bisedë telefonike i tha presidentit të Finlandës, Sauli Niinistö, se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të ishte gabim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga pallati i Kremlinit thuhet se biseda telefonike mes dy presidentëve u zhvillua me iniciativë të palës së Finlandës.

Në bisedën janë shkëmbyer mendimet lidhur me qëllimin e Qeverisë së Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO. “Do të ishte gabim që të hiqet dorë nga politika tradicionale e neutralitetit, pasi nuk ka asnjë kërcënim ndaj sigurisë së Finlandës”, tha Putin.

“Një ndryshim i tillë në politikën e jashtme të vendit mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet Rusi-Finlandë të cilat prej shumë vitesh janë ndërtuar me frymën e fqinjësisë së mirë, partneritetit dhe bashkëpunimit dhe të cilat sigurojnë dobi reciproke”, ka thënë Putin.

Gjatë bisedës thuhet se dy liderët kanë diskutuar për situatën në Ukrainë dhe çështjen e negociatave.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë