Skip to content

Putin: ndarjet e Kishës Ortodokse, me pasoja serioze

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi të mërkurën për “pasoja të rënda” të shkaktuara nga përçarje mes Kishave Ortodokse, pas vendimit të Patriarkanës së Konstandinopojës për të njohur pavarësinë e Kishës së Ukrainës.

“Unë do të doja të theksoj një gjë: politizimit në një zonë kaq të ndjeshme ka pasoja”, tha ai në një forum në Moskë me përfaqësues të diasporës ruse.

Kjo është hera e parë që kreu i Kremlinit flet për krizën e shkaktuar nga njohja e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Putin dënoi “përpjekjet për të thyer lidhjet” ndërmjet Kishës Ortodokse të Rusisë dhe besimtarëve të saj jashtë vendit.

“Detyra jonë e përbashkët – veçanërisht në frontin e njerëzve – është qëë ruajmë unitetin shpirtëror dhe historik të Orthodhoksisë”, theksoi ai.

Në mesin e tetorit, Patriarkana e Konstandinopojës njohu pavarësinë e Kishës Orthodhokse të Ukrainës, e cila prej 332 vjetësh ishte nën patronazhin e Moskës.

Patriarku rus Kiril refuzoi të njohë vendimin e Patriarkanës së Konstandinopojës dhe deklaroi se kjo ishtë e çara më e madhe në Krishterim në mijë vitet e fundit.

Kisha Ortodokse e Rusisë, pra, njoftoi se ka vendosur të presë të gjitha lidhjet me Patriarkanën e Konstandinopojës.