Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është thirrur urgjentisht në Moskë pas betimit të kreut të Kremlinit Vladimir Putin, për të mbyllur së bashku “kompromisin e Kosovës”

Vuçiç ka udhëtuar në Rusi për të diskutuar planin e përbashkët serbo-rus që do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

“Unë do t’i kërkoj Presidentit Putin që Moska të vendosë veton për Kosovën nëse SHBA dhe vendet e BE-së, do të imponojnë një zgjidhje të tyre”, tha Vuçiç për Pink TV, kur u pyet “cili është mesazhi që ai po e sjell sot në takimin me Putinin”.

Presidenti serb përsëriti qëndrimin se Serbia nuk do të bashkohet më NATO apo blloqe të tjera ushtarake dhe se nuk do të bashkohet ndaj sanksioneve të BE-së për Rusinë.

Vuçiç tha se ai dhe Putini do të diskutonin “çështje të rëndësishme, marrëdhënie ekonomike, bashkëpunim ushtarak dhe ekonomik”.

Mediat serbe kanë spekuluar këto ditë se Moska mund t’i dhurojë armë të reja Beogadit dhe këtë e kanë lidhur me largimin e ministrit të Financave Vujoviç, të vetmit filoamerikan në qeverinë serbe.

Vuçiç shtoi se për të është një nder i madh që takimin e parë zyrtar pas nisjes së mandatit të katërt Putin e ka rezervuar për presidentin e Serbisë.

Vuçiç ka që prej të dielën që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, vizitë që ka qenë mjaft e rëndësishme, si  nga marrëveshjet e nënshkruara ashtu edhe nga protokolli. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re