Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzoi nga Beogradi autoritetet e Kosovës se po ndërmarrin një sërë veprimesh provokuese me themelimin e ushtrisë dhe anullimin e taksës së paligjshmë ndaj mallrave serbe.

 

“Jam shumë i lumtur që më jepet mundësia të vizitoj vëllezërit e mi në Serbinë dhe të diskutoj gjithçka që kemi bërë, dhe gjërat që duhet të bëjmë në të ardhmen…qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i njohur. Hapat që Prishtina ka marrë kohët e fundit, mund të sjellin vetëm destabilizim në Ballkan. Ushtria e Kosovës  është e shkelje e Rezolutës 1244 e cila nuk lejon asnjë ushtri në Kosovë, përveç kontingjentit të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara”

 

Ndërsa presidenti serb Vuçiç, gjatë konferenës për shtyp kërkoi përfshirjen e Rusisë në dilaogun me Kosovën.

 

“Ne po bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Të gjithëve do t’iu pëlqente që të themi se jemi afër zgjidhjes, por unë jam një person i sinqertë dhe nuk jam optimist. Megjithatë, edhe pse shpresojmë për të gjetur një zgjidhje, nuk besoj se një gjë e tillë mund të arrihet shpejt. Pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje.

 

Ndërkohë dhjetra qytetarë serbë edhe nga Kosova, pritën në Beograd presidentit rus, ndërsa siguria është ën nivelin maksimal.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re