Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Vladimir Putin do të jetë në Turqi në ditët në vijim për t’u takuar me homologun Erdogan, shkruan sot shtypi turk, duke shtuar se kjo do të jetë hera e parë që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase, që presidenti rus do të vizitojë një vend anëtar të NATO-s.

“Pas përfundimit të ‘marrëveshjes së grurit’, çmimet e drithit u rritën me 15%. Pas përfundimit të tregtisë së sigurt përmes Korridorit të Detit të Zi, Ukraina ka vënë në rendin e ditës rrugët alternative të transportit të grurit. Megjithatë, duke marrë parasysh sigurinë dhe koston, asnjë nga këto opsione nuk mund të zëvendësojë Korridorin e Detit të Zi. Rritja e çmimeve ka një ndikim negativ në vendet e varfra, shumica e të cilave janë në Afrikë”, thuhet në një raport të Milliyet.

Kujtohet se më 2 gusht, Erdogan diskutoi për grurin me Putinin dhe ranë dakord për vizitën e presidentit rus në Turqi. Më pas, presidenti Erdogan shprehu shpresën se vizita do të bëhet në gusht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re