Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se rruga e vetme e vërtetë që shkon drejt paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është zbatimi në mënyrë të përpiktë nga palët i të gjitha dispozitave të deklaratave të miratuara nga liderët.

Putin foli në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur përmes internetit nga Këshilli i Sigurisë Kolektive të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

“Rusia ka bërë çdo gjë të mundshme për të siguruar normalizimin në mënyrë gjithëpërfshirëse të marrëdhënieve mes Bakusë dhe Jerevanit”, deklaroi Putin duke shtuar se janë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë kontribut për zgjidhjen paqësore mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Ne në përgjithësi interesohemi që Kaukazi Jugor të jetë një rajon i qetë dhe që zhvillohet vazhdimisht. Padyshim që rruga e vetme e vërtetë dhe e mundur që shkon drejt paqes është rruga e zbatimit në mënyrë të përpiktë nga palët i të gjitha dispozitave të deklaratave të përbashkëta që njihet nga liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha Putin.

Ai tha se sigurimi i normalizimit të qëndrueshëm në marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë u arrit falë zbatimit të vazhdueshëm të këtyre marrëveshjeve lidhur me përcaktimin e kufirit Azerbajxhan-Armeni, heqjen e barrierave në lidhjet e transportit dhe zgjidhjen e problemeve humanitare.

Putin tha se ka biseduar disa herë me kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe ka kuptuar se Pashinyan është plotësisht dakord me këtë.

“Si do të gjejë zgjidhje problemi? Të gjitha këto nuk janë të lehta, por zgjidhja e problemit është e mundur vetëm me këtë rrugë. Në të ardhmen kjo do të lejojë që të arrihet në përfundimin e një marrëveshjeje të paqes”, thekson presidenti rus.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re