Në prag të një vizite zyrtare në Beograd, Presidenti rus Vladimir Putin tha se ndryshe nga partnerët perëndimorë, ai nuk përpiqet që të vendosë Serbinë përpara zgjedhjes imponuese “ose jeni me Rusinë ose jeni me Bashkimin Evropian”.

Ne kemi shumë miq në Ballkan, por Serbia është partneri ynë
strategjik, tha Putin.

“Nuk
e fsheh se jemi befasuar nga një reagim mjaft pasiv të Bashkimit Evropian në
lidhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë
në ushtri”, tha Putin në një intervistë të përbashkët për dy
media beogradase.

Ai theksoi se ky veprim krijon një rrezik serioz të situatës
në rajon.

Kur flasim për situatën në Ballkan, tha Putin, një faktor
serioz destabilizues është politika e disa vendeve perëndimore dhe SHBA-së, të
përqëndruara në konsolidimin dominimin e tyre në rajon.

Ai thotë se në vitin 2017, “pavarësisht
nga qëndrimi i gjysmës së popullsisë, Mali i Zi u fut në NATO”.

Sipas tij, duke e njohur dhe kuptuar kompleksitetin e
Ballkanit dhe historinë e rajonit, Rusia gjithmonë e ka konsideruar atë një
hapësirë ​​për bashkëpunim konstruktiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re