Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk është më e nevojshme vendosja e një ligji ushtarak apo mobilizimi shtesë të trupave ruse.

 

“Varet nga qëllimi. Trupat tona ishin në Kiev. A duhet të kthehemi atje apo jo?” tha Putin në një takim me blogerët ushtarakë rusë dhe korrespondentët e luftës në Kremlin. “Arsyeja pse po bëj një pyetje të tillë retorike, është e qartë se nuk ka përgjigje për të. Unë mund t’i përgjigjem vetëm vetë. Por, varësisht se çfarë synimesh i vendosim vetes, duhet të vendosim për çështjen e mobilizimit. Epo, sot nuk ka nevojë të tillë.”

 

Presidenti rus tha se rreth 156,000 trupa janë shtuar që nga janari, i cili përfshin ushtarakë me kontratë që u rekrutuan dhe të tjerë që dolën vullnetarë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Ai tha gjithashtu se ndërsa puna e zbatimit të ligjit dhe shërbimeve speciale kërkon përmirësim, nuk ka nevojë të vendoset ligji ushtarak në të gjithë Rusinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re