Presidenti rus Vladimir Putin, në një përshëndetje të
përvitshme të dërguar për homologun amerikan Donald Trump, tha se Moska është
gati për dialog mbi “një gamë të gjerë temash” – njoftoi Kremlini.

“Vladimir
Putin theksoi se marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-së janë më të rëndësishme për
sigurimin e strategjive të stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet
në deklaratën e Kremlinit.

“Putin
konfirmoi se Rusia është e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara për shumë”, shton deklarata.

Në fund të nëntorit, Trump papritmas anulloi takimin e
dakorduar me Putin në samitin e G20 në Argjentinë, duke dhënë si shkak
sekuestrimin e tre anijeve ukrainase nga forcat ruse dhe arestimin e ekuipazhit
të tyre.

Ndërsa në një urim të veçantë për presidentin sirian Bashar
al-Assad, Putin premtoi se Rusia do të vazhdojë të ndihmojë qeverinë siriane
dhe njerëzit, siç tha, “në luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e
sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Putin u dërgoi letra përshëndetëse për fundvit edhe lidërve të
tjerë të botës, përfshirë kryeministren britanike Theresa May, kryeministrin
japonez Shinzo Abeo dhe presidentin kinez Xi Jinping.

Putin uroi gjithashtu “mirëqenien për britanikët”, u
tha nga Kremlini.

Ambasada ruse në Londër tha të premten se Moska dhe Londra
kishin rënë dakord të rikthejnë një numër të shtabeve të ambasadës pasi dhjetra
diplomatë u dëbuan më parë këtë vit.

Britania ka dëbuar 23 diplomatë rusë pas rastit “Skripal”.

Rusia mohoi çdo lidhje me helmimin dhe u përgjigj duke dërguar
në shtëpi në numër të njëjtë diplomatësh britanikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re